Ec përpara pa u ndalur

Muhamed Gazaliu shkruante: “Djalosh, përpiqu të jesh shpirtgjerë e fisnik. Mos lejo që epshi të të pushtojë, por ai gjithnjë le të jetë i frenuar. Përpiqu që trupin ta bësh të vdekur. Varri yt është shtëpia jote. Atje të presin çdo moment. Ruaju që atje të mos të shkosh pa qenë i përgatitur.”
Asgjë e madhe nuk mund të arrihet lehtë. Fitorja që pason pas një pune të mundimshme është 100 herë më e ëmbël dhe më e dashur se ajo punë që kryhet pa mund. Ne, çdo ditë shohim se si njerëzit luftojnë për para, heqin dorë nga shumë të mira në jetë. Për çfarë? Për ar, argjend, para, për gjëra afatshkurtra dhe kalimtare të kësaj bote.
Sikurse e përmend edhe dijetari Muhamed Gazaliu, atje asgjë dhe askush nuk do të jetë me ne, qoftë edhe njerëzit më të dashur nuk do të mund të bëjnë gjë për ne. E vetmja gjë që do të na shoqërojë është puna jonë, e mirë apo e keqe, sipas së cilës do të shpërblehemi ose do të dënohemi.
Allahu thotë në Kuran: “Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten dhe ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (Shems, 7-10)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: