Dita e tetëmbëdhjetë e Ramazanit
Ajeti i ditës
Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara: për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.
(Kuran: 3;14)
Hadithi i ditës
Kur dërgohet në varrin e tij, një person i vdekur pasohet nga tre gjera, dy prej të cilave kthehen (pas varrosjes së tij) dhe një mbetet me të: i afërmi i tij, pasuria dhe veprat e tij pasojnë atë, të afërmit dhe pasuritë e tij kthehen prapa ndërsa veprat e tij mbeten me të.
[ Buhariu]
Veprat e ditës
Ndajeni duanë më poshtë me një anëtar të familjes ose një mik dhe inkurajoni që ta përsërisin atë çdo ditë. Kush mëson disa njohuri do të ketë shpërblimin e atij që vepron mbi të, pa zvogëluar nga shpërblimi i tij në më të vogël.
[ ibn Maxheh]
Duaja e ditës
O rrotullues i zemrave , ma përforco zemrën time në fenë tënde .
[ Tirmidhi ]