Dita e nëntëmbëdhjetë e Ramazanit
Ajeti i ditës
Mes robërve të Mi, ishte një grup i cili thoshte: “O Zoti ynë, ne kemi besuar, andaj na fal dhe na mëshiro! Ti je më i miri i mëshiruesve!”
(Kuran: 23;109)
Hadithi i ditës
Kush nuk heq dorë nga fjalë të pavërteta dhe veprime të këqija, Allahu nuk ka nevojë që ai të lërë ushqimin dhe pijet e tij. (Allahu nuk do ta pranojë agjërimin e tij).
[ Buhariu ]
Veprat e ditës
Shmangni të folurin keq – me gojë ose përmes të shkruarit.
Duaja e ditës
Zoti ynë, ne i kemi bërë padrejtësi vetvetes, dhe nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron ne, atëherë ne me siguri do të jemi midis humbësve.
[Al Araf , 7: 23]