Dita e gjashtëmbëdhjetë e Ramazanit

Ajeti i ditës

Në të vërtetë, ata që janë afër Zotit tënd, nuk refuzojnë ta adhurojnë Atë, por e lavdërojnë dhe përulen në sexhde para Tij.

(Kuran: 7;206)

 

Hadithi i  ditës

Robi ndodhet më afër Zotit të tij , atëherë kur ai është në sexhde . Prandaj lutuni sa më shumë në sexhde.

(MUSLIM)

 

Veprat e ditës

Përgatituni për namaz herët, përqendrohuni në marrjen e abdestit siç duhet dhe lutuni sikur Allahu të jetë përpara jush.

 

Duaja e ditës

O Allah, të kërkoj strehë te Ti nga katër gjëra : Njohuria nga e cila nuk përfitoj, nga zemra e cila nuk është e nënshtruar , nga shpirti i cili ka një oreks të pangopshëm, dhe nga lutja që nuk dëgjohet.

( Ebu Davud)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: