Dita e dhjetë e Ramazanit

Ajeti i ditës

Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua

përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit.

(Kuran: 2;188)

 

Hadithi i ditës

Kush i ka bërë një padrejtësi vëllait të vet në nderin e tij a diku tjtër, le ti kërkojë falje atij për të sot, para asaj kur nuk do të ketë as dinarë e as dirhemë: nëse e ka një vepër të mirë, me të do t’i paguhet padrejtësia, por nëse nuk do të ketë vepra të mira, atëherë do t’i  merren mëkatet e të dëmtuarit dhe do t’i jepen atij që ka bërë zullum.

(Buhariu)

 

Vepra e ditës

Kërko falje për ato që ke bërë gabim. Në qoftë se nuk ke mundësi të bësh bamirësi në emër të tyre, bëj dua për to.

 

Duaja e ditës

Zoti im më dërgo në një vend të mirë dhe më nxirr në mënyrë të ndershme nga ana Jote, dhe më dhuro fuqi ndihmuese.

(Isra 17:80)

Postime të ngashme