Dispozitat rreth papastërtive
Në çështjen e ndotjes së ujit të pastër, papastërtitë e mëdha dhe të vogla kanë të njëjtin ndikim, kështu që vlerësohen në të njëjtën formë, por në çështjet e namazit ato vlerësohen të ndara si më poshtë:
a) Namazi është i pavlefshëm në rast se;
papastërtia e madhe e ngurtë është më tepër (4.5 gramë)
papastërtia e madhe e lëngshme ka formuar një njollë më të gjerë se pjesa e brendshme e pëllëmbës së dorës.
Kështu që, nëse në rrobën apo trupin e njeriut, apo në vendin ku ai vendos këmbët për t’u falur gjendet një papastërti e rëndë në masat e mësipërme, namazi quhet i pavlefshëm.
b) Në rast se papastërtia e vogël ka kapluar më pak se një të katërtën e (1/4 një gjymtyre të trupit) atëherë namazi quhet në rregull. Nëse është më tepër se kaq duhet pastruar patjetër.