Cila vepër të shpëtoi?

Imam Gazaliu ishte parë në ëndërr pasi kishte vdekur dhe e kishin pyetur: “Si veproi Allahu me ty? Në sajë të cilit libër e fitove mëshirën?”

Imami ishte përgjigjur: “Asnjëra prej veprave, por diçka tjetër. Një natë isha duke shkruar dhe një mizë qëndroi mbi shishen e bojës. Vendosa që ta lë të pijë dhe më pas të fluturojë. Allahu më fali në sajë të kësaj vepre.”

Imam Xhuvejni ishte parë në ëndërr dhe kishte thënë: “I lamë pas të gjitha ato shprehi të bukura dhe mesazhe të mëdha, nuk na bënë dobi vetëm se disa rekate namaz, që kishim falur në mesin e natës.”

Postime të ngashme