Celuari dhe ndikimi i dëmshëm i tij

Vitet e fundit celulari përdoret gjerësisht. Koha e përdorimit është e shkurtër, prandaj dhe të dhënat epidemiologjike për ndikimet e dëmshme të tij mbi shëndetin e njeriut janë të kufizuara. Celulari është si cigarja, sa më shumë ta përdorësh, aq më të mëdha janë dëmet e tij mbi trupit e njeriut.

Në kohën kur celuari është në përdorim, trupi i njeriut dhe veçanërisht truri i tij bombardohen nga valët elektromagnetike, të cilat tejkalojnë kufijtë e sigurisë të përcaktuara nga organizma ndërkombëtarë (kufiri CENELEC është përcaktuar në 2 Ë\kg të indit biologjik që llogaritet mesatarisht në masën 10 gram ind). Po ashtu tejkalohet edhe kufiri ANSI-IEEE (i përcaktuar në masën 1.6 Ë\kg të indit biologjik, që përllogaritet mesatarisht në masën e 1 grami).

Dozën më të madhe të rrezatimit e pëson zona e kafkës, në të cilën mbështetet celulari, pra zona rreth veshit. Rrezatimi përshkon eshtrat e kafkës dhe është vërejtur thithja e lartë e tij nga masa trunore, megjithëse ajo mbrohet nga eshtrat e kafkës. Rrezikohen më shumë ata persona, të cilët gjatë bisedës e mbajnë telefonin shumë afër kafkës. Sikur edhe gjysmë centimetër larg kafkës të mbahet celulari, sasia e rrezatimit që pëson truri ulet në mënyrë të konsiderueshme.

Për arsye të veçorive të strukturës së kafkës dhe të trurit të fëmijëve, është vërejtur se ai është shumë më i prirur për të thithur rrezatimin. Kjo do të thotë, se fëmijët duhet të shmangen sa më shumë të jetë e mundur nga përdorimi i celularit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: