Bota e xhindeve

Përveç melekëve, ekzistojnë edhe xhindet dhe iblisët (djajtë) si krijesa metafizike e jolëndore. Xhindet janë krijesa të ngjizura prej zjarrit, të cilët mund të marrin forma dhe trajta të ndryshme dhe që kryejnë akte të çuditshme. Ashtu si te njerëzit, edhe ndër xhindet ka besimtarë dhe jobesimtarë. Ndërsa djajtë janë krijesa mohuese kryeneçe, prandaj dhe do të jenë përjetësisht banorë të Xhehenemit.

Pasues të iblisëve ndër njerëzit janë mëkatarët, të cilët nuk i kryejnë si duhet detyrimet që kanë para Allahut xh.sh. dhe para njerëzve. Pasuesit e iblisëve nga radhët e xhindeve është bërë zakon të thirren shejtanë, por, sipas Kur’anit, me një emër të tillë mund të thirren dhe njerëzit që janë aleatë të tyre. Shejtanët i nxisin njerëzit për nga e keqja, i largojnë nga rruga e drejtë, përpiqen t’iu shkaktojnë dëme njerëzve dhe të mos i lënë të qetë.

 

Postime të ngashme