Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën
Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe eskpertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë.
Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera mjedisore, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.
Për ta lehtësuar, pini sa më shumë çajra të ngrohtë dhe ujë me mjaltë e limon. Evitoni ambientet me lagështi, me tym duhani apo vendet e ndotura. Mos e teproni me vezët dhe qumështin. Mundësisht shmangini sa më shumë ato. Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.