Ai që do…
Ai që do t’i zgjerohet varri, le të ngrihet në errësirën e natës dhe të falet; ai që do të jetë në hijen e fronit të Mëshiruesit, le të mos jepet shumë pas kësaj bote; ai që do të ketë një llogari të lehtë para Allahut, le të jetë këshillues i sinqertë për veten dhe vëllezërit e tij; ai që do ta vizitojnë engjëjt, le të jetë i devotshëm; ai që do të banojë në mes të xhenetit, le ta kujtojë Allahun ditën dhe natën; ai që do të jetë i pasur, le të jetë i kënaqur me atë që Allahu ka përcaktuar për të; ai që do ta kuptojë fenë e Allahut, le të jetë i thjeshtë; ai që do të jetë i zgjuar, le të marrë dije; ai që do të jetë i sigurt nga njerëzit, le të flasë mirë për të tjerët; ai që do madhështi në këtë botë, le të zgjedhë botën tjetër para kësaj bote; ai që do Firdeusin (gradën më të lartë të Xhenetit) dhe lumturinë e paimagjinueshme që nuk mbaron asnjëherë, le të mos e kalojë jetën e tij duke u marrë me gjërat e ulëta të kësaj bote dhe kushdo që e do Parajsën këtu e atje, duhet të jetë bujar, sepse bujaria është afër Parajsës dhe larg zjarrit dhe ai që do t’i ndriçohet zemra me një dritë të përsosur, duhet të meditojë dhe të mendojë e t’i shtojë veprat e mira çdo ditë.