A mund ta gjejë të vërtetën njeriu nëpërmjet mendjes?

Siç e dimë njeriu është gjithmonë në kërkim të se bukurës, të drejtës, të vërtetës. Ai përherë ka dashur të dijë se ç’vend zë ai në gjithësi, ç’është dhe si duhet të jetë ai vetë?

Me anë të mendjes njeriu përpiqet të ndriçojë botën që e rrethon. Nëse mendja e njeriut nuk ekuilibrohet me sistemet e besimit dhe moralit, në kërkim të së vërtetës, ai bie në gabime. Një pjesë e këtyre filozofëve ose janë bërë “ateist” që mohojnë çdo gjë ose janë bërë “materialist” që çdo gjë e kërkojnë në materie, në lëndë.

Njeriu është një qenie shoqërore. Ai ka nevojë për jetesën në grup, për përpjesëtim, për ndihmë të ndërsjellët dhe për solidaritet. Tek njeriu duhet të konsolidohen këto ndjenja, sepse shoqëritë pa problem përbëhen nga njerëz të arsimuar mirë dhe që zbatojnë rregullat e shoqërisë. Sa më shumë që njeriu integrohet ne rregullat e shoqërisë, në normat morale, mënyrën e jetesës dhe besimin e saj, aq më i lumtur ndjehet ai dhe shoqëria ku bën pjesë. Sigurisht që  gjitha këto mundësohen vetëm   me njohjen e vetvetes nga njeriu dhe në kërkimin e llogarisë së tij ndaj vetes prej nga ku ka ardhur e ku po shkon.

Njeriu, që nga lindja e gjer ne vdekje, është në një zhvillim fizik, mendor, shpirtëror dhe social. Njeriu është një qenie, e cila në kushte të ndryshme shfaq sjellje të ndryshme, ai ka jetën e tij material dhe shpirtërore, botën e ndërgjegjshmes dhe atë të instiktive.

Veprat, dëshirat, ato që pret dhe përmban në vetvete njeriu janë aq shumë, saqë nuk i nxë një botë e tërë sepse njeriu nuk jeton dot vetëm brenda një aspekti  kohor, por në të shkuarën dhe në të ardhmen. Për këtë arsye sjelljet e njeriut janë pasqyrë e së kaluarës së tij, e gjendjes së tashme dhe e planeve, e shpresave për të ardhmen. Ai dëshiron të shikojë, të dijë dhe të jetojë materien dhe sensin, çdo gjë, sado e vogël apo e madhe të jetë ajo; për këtë arsye njeriu duket si një gjithësi e zvogëluar, gjithësia si një njeri i zmadhuar.

Kur njeriu e bën të përsosur botën e tij psikologjike, është i aftë të shfaqë një botëkuptim shembullor për jetën, duke bërë të habitet e gjithë njerëzia. Ndërsa si rezultat i drejtimeve të gabuara, ai mund të shkatërrohet në atë mënyrë, saqë mund të tremb edhe kafshët më të frikshme. Prandaj njeriu duhet të punojë për t’u bërë “njeri”, gjë që bëhet e mundshme vetëm me ndërhyrjen mes tij dhe mesazheve të Krijuesit.

Siç shihet, nga shqyrtimi i pikëpamjeve të shkencave shoqërore dhe të sakta lidhur me njeriun, rezulton se njeriu është një qenie e mrekullueshme dhe më madhështorja e krijesave. Njeriu i krijuar kaq mrekullueshëm, duhet të njoh vetveten, sepse ky njeri që është një gjithësi në miniaturë, është i mbushur plot me aq të fshehta, sa vetë gjithësia.

Njeriu, i cili përpiqet të studiojë me miliarda galaksi zbulon yjësitë më të mëdha se dielli, nuk shfaq mundimin për të zbuluar vetveten, për ta marrë nën kontroll atë dhe për të gjetur mënyrën më të përshtatshme të jetës së tij. Ndërkohë që nga ana shpirtërore ai është një gjithësi dhe krijesa më e përsosur.

Njeriu, i cili ka një strukturë fantastike materiale dhe shpirtërore , për të qenë i dobishëm për veten dhe shoqërinë , duhet të njoh veten dhe të dijë mirë qëllimin e krijimit të tij.

Njeriu, i cili e harxhon jetën e vetë për zbulimin e të fshehtave të natyrës, duhet ta ndriçoje botën e tij të brendshme, të fshehtat e veta, duhet ta njohë vetveten, t’i dijë detyrimet, duhet  t’i dijë e t’i dallojë virtytet që mbart dhe amanetin që i është dhënë.

Njeriu që nuk arrin qëllimin e krijimit dhe të virtyteve që mbart, në fakt nuk dallon asgjë. Në një jetë pa një drejtim, synim dhe ideal, ai do të prishë dhe lumturinë e qetësinë e vetes, edhe të njerëzve  të tjerë. Shkenca themelore që duhet të dijë njeriu është njohja e vetes, e Krijuesit, kuptimi i qëllimit të ardhjes në këtë botë. Dhe të qenurit i ndërgjegjshëm që do të japë llogari për ato që ka bërë.

Ky botëkuptim do t’i sjellë njeriut edhe një jetë të rregullt, edhe ndjenjën e të qenurit  i dobishëm, edhe suksese të mëdha.

Postime të ngashme