A lejohet mbajtja e qenit në shtëpi

QENI KJO KAFSHË FISNIKE (POR NË VENDIN E DUHUR)

Profeti Muhammed as e ka ndaluar që dikush të mbaj qen dhe të kujdeset për të nëse qeni nuk shërben për gjueti, për ruajten e pronës apo ruajten e bagëtisë.(Buhariu)

Çdo shkak tjetër që mund të mbahet qeni nga aspekti Islam është i refuzuar, por gjithashtu në të njëjtën kohë është këshilluar për të qëndruar larg këtij veprimi për disa arsye të ndryshme si më poshtë;

1-Nuk futen melaiket (ëngjëjt) në atë shtëpi që brenda saj ka qen.

Imam Neveviu thotë se: “Mos futja e melaikeve në atë shtëpi që brenda saj ka qen, është një formë dënimi në vetvete nga ana e Allahut xh.sh për atë shtëpi, kjo si shkak i aromës së keqe që qeni ka dhe gjithashtu të ushqyerit enqenit me pislluqe dhe mbeturina. (Nevevî, Şerhu’l-Müslim, Kahire 1347-1349/1929-1930, XIV/84; Aynî, Umdetü’l-Kârî, Kahire 1348, XV/139).

2-Paksimi i sevapeve të atij që mban qen pa arsyet e nevojshme të lartë përmenduara.

Profeti Muhammed a.s thotë: “Ai i cili ushqen një qen pa e pasur të domosdoshëm për gjueti, ruajtjen e bagëtive dhe ruatjen e pronave, atij personi çdo ditë i pakësohen një sasi sevapesh”. (Buhariu, Muslimi)

3-Pengimi për namaz.
Është trajtuar gjërë e gjatë çështja e pastërtisë dhe papastërtisë së qenit në shkollat juridike Islame, kjo për të pasur të qartë se prezenca e qenit dhe kontaktit me të, bëhet pengesë për kryerjen e adhurimeve siç është namazi. Ku shkurtimisht p.sh Hanefitë thonë se prekja e qenit me gojën e tij në rrobë, (duke pasur parasysh jargët e qenit) konsiderohet papastërti dhe me atë rrobë nuk mund të falesh namaz. (Qoftë rroba e veshur, apo qoftë tapeti apo ndonjë rrobë tjetër ku mund të falet namaz)

4-Papastërita e madhe.
Për të kuptuar se sa shumë i pisët dhe i papastër është qeni, mjafton të dëgjojmë këshillën e Profetit Muhammed a.s ku thotë se: “Nëse shikoni se qeni ka futur turirin e tij në ndonjë enë ku ju hani dhe pini prej saj, atëherë para se ta përdorni lajeni atë 7 herë, ku herën e parë përdorni dhé”. (Buhariu, Muslim)

4-Shpenzime të shumta.
Të gjithë e dimë sesa kosto të madhe ka që të kujdesesh për një qen, sidomos ata të cilët jetojnë në qytete, ku për qenin harxhojnë shuma të konsiderueshme për ushqim etj.
Në lidhje me këtë është e këshillueshme dhe përparësore që gjithë ky shpenim të shkonte në kujdesin e jetimëve, të skamurve dhe shtresave të ndryshme në nevojë, ku në të vërtetë njeriu do të mund të arrinte të shikojë se çfarë është lumturia e vërtetë dhe të kuptojë se sa madhështore është të jesh në dobi të të tjerëve, për të kuptuar se ndonjëherë hobet dhe pasionet tona janë me të vërtetë të pa rëndësishme dhe të pa vlera.

5-Rreziku social
Qeni është kafshë si gjithë kafshët e tjera, të cilat duan ambjentit e tyre të përshtatshëm.
Në momentin që qeni nuk ka ambjentin e tij të përshtatshëm, atëherë kjo kafshë kthehet në rrezik për të tjerët.
Ky rrezik në rradhë të parë është shëndetësore, ku qeni vend e pa vend bën jashtëqitjen e tij.
Gjithashtu rreziku vjen prej sulmit të tij, ku të gjithë jemi dëshmitarë se sa e sa herë qentë sulmojnë njerëz në rrugë, e jo më pak herë fëmijë, ku në të vërtetë janë një rrezik i madh për jetët e njerëzve.

6-këndvështrimi mjeksorë.
Dihet tashmë botërisht dëmi në shëndet që sjell kafsha kur jeton së bashku në një ambjent me njerëzit.
(https://www.cdc.gov/healthypets/pets/dogs.html#:~:text=Although%20dogs%20can%20be%20beneficial,skin%20infections%20to%20serious%20illnesses.)
Jo vetëm kaq, por në fakt nuk është as në natyren e pastër njerëzore që njeriu të jetojë së bashku me kafshë, apo më tepër të hajë, lahet apo dhe të flejë bashkë me të.

Shënim: Po të kuptojmë me vëmendje të gjitha argumentet e lartë shënuara, atëherë me plot bindjen mund të themi se nevoja për të pasur një qen si kafshë shtëpiake lind vetëm në fshat, apo ata të cilët kanë shtëpi private me oborr etj, por që kurrësesi këto nevoja fetarisht të lejushme nuk plotësohen në qytetet ku shumica e njerëzve jetojnë në pallate.

Njerëzit duhet të dinë se çfarë në realitet janë gjërat me vlerë dhe se çfarë në realitet e lumturon njeriun, ku për këtë falenderojmë Zotin që na ka begatuar me Islam.

Përgatiti: Leonard Çela

Postime të ngashme

%d bloggers like this: