A është i përshtatshëm Islami për t’u dhënë zgjidhje të gjitha çështjeve?
Po, sepse ka mundësi dhe e mban premtimin. Një fjalë e thënë dje prej nesh, është si të pohohet sot nga çdokush. Perëndimi, me ndodhitë mashtruese gjithnjë të reja, është një argument i hapur i kësaj.
Kush mund ta njohë sistemin funksional të një fabrike më mirë se ai që e projektoi dhe e ndërtoi? Edhe për mënyrën e përdorimit të aparatit më të vogël elektronik, i drejtohemi për këshillë dikujt që di. Kush të jetë krijuesi i njeriut, do të jetë ai që do të dijë më mirë mënyrën e jetesës së tij qoftë si individ, qoftë si shoqëri. Njeriun e ka krijuar Allahu. Për pasojë, sistemi më i vlefshëm për njeriun do të jetë sistemi i dërguar prej Tij.
Ky realitet sot pranohet prej të gjithëve, sepse të gjitha sistemet e propozuara nga njeriu, kanë falimentuar. Sukseset e përkohshme nuk u kanë mjaftuar për t’u siguruar vazhdimësinë. Ja, nga sistemet njerëzore më të njohura të përshkruara nga historia si feudalizmi, kapitalizmi, socializmi dhe komunizmi, janë shembur e asgjësuar njëri pas tjetrit duke lënë pas vetes një sërë rënkimesh e klithmash. Kurse Islami ka arritur në ditët e sotme pa humbur asgjë nga baza e tij që nga dita e themelimit.
Perëndimi është i vetëdijshëm për këtë realitet. Udhëzuesit dhe këshilltarët e dërguar prej nesh janë pritur e priten me miratim në shumë vende të botës perëndimore.
Auditoret kishtare janë shndërruar pothuajse në vende ku i shërbehet Islamit. Bota po i përgatitet përsëpari një marrëveshjeje Islame. Është mjaft i përhapur opinioni se problemeve të pazgjidhshme të sotme mund t’u jepet rrugë vetëm me Islamin.
Virtyt është ai që ta pohojë e pranojnë edhe armiqtë. E ja, sot është arritur ai moment kur duket se edhe dushmanët, në deklaratat e tyre e kanë pranuar këtë të vërtetë. Sot në Europë ka shumë njerëz që e kanë pranuar Islamin por, për shkak të dyshimit ndaj ambientit, nuk e shfaqin këtë gjë. Dhe shumica e tyre janë anëtarët e kishës.
Pastaj, për t’u dhënë shembuj të identifikuar pyetjeve të tilla si kjo, duhen marrë e numëruar çështjet një e nga një e duhet treguar se si i ka zgjidhur Islami ato. Dhe kjo do të mund të bëhej vetëm me vepra prej disa vëllimesh. Sigurisht që është e pamundur brenda një intervali pyetje-përgjigjesh analiza e thelluar e një tematike të tillë. Veçanërisht ata duhet të tregojnë se cilën çështje nuk e zgjidhi Islami që edhe ne t’i japim përgjigje asaj. Meqë pyetja u bë në përgjithësi, edhe përgjigja jonë do të jetë e përgjithshme. Në fakt, më shumë fjalë se kaq për përgjigjen e një çështjeje të pranuar në mënyrë të pakundërshtueshme prej të gjithëve, do të jenë të ngarkuara edhe me shpenzime, edhe me kotësira. Kurse Islami kurrë s’e pëlqen punën më shpenzim dhe kotësi.