Dispozitat rreth papastërtive

Në çështjen e ndotjes së ujit të pastër, papastërtitë e mëdha dhe të vogla kanë të njëjtin ndikim, kështu që vlerësohen në të njëjtën formë,  por në çështjet e namazit ato vlerësohen të ndara si më poshtë:

a) Namazi është i pavlefshëm në rast se;

papastërtia e madhe e ngurtë është më tepër (4.5 gramë)

papastërtia e madhe e lëngshme ka formuar një njollë më të gjerë se pjesa e brendshme e pëllëmbës së dorës.

Kështu që, nëse në rrobën apo trupin e njeriut, apo në vendin ku ai vendos këmbët për t’u falur gjendet një papastërti e rëndë në masat e mësipërme, namazi quhet i pavlefshëm.

b) Në rast se papastërtia e vogël ka kapluar më pak se një të katërtën e (1/4 një gjymtyre të trupit) atëherë namazi quhet në rregull. Nëse është më tepër se kaq duhet pastruar patjetër.

Postime të ngashme