Ç’është dashuria e gjithanshme?
Dashuria e gjithanshme përfshin:
Dashurinë për Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Profetin Muhamed (a.s);
Dashurinë dhe respektin për prindërit;
Dashurinë e respektin për dijetarët dhe besimtarët;
Dashurinë dhe respektin për të moshuarit;
Dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.
Të gjitha llojet e dashurisë vijnë nga burimi i dashurisë, nga Allahu. Prandaj ta duam Atë, t’i bindemi Atij dhe të respektojmë urdhrat e Tij.
Dashuria për Allahun bën të domosdoshme bindjen tonë ndaj Tij. Ky është një zotim i besnikërisë dhe bindjes tonë të përditshme. Dashuria për Allahun kërkon që të duam të gjithë Profetët, e në veçanti Profetin Muhamed (a.s), si i dërguar i fundit i Allahut për gjithë njerëzimin.
Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë mëkatet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. (Ali Imran, 31)