A lejohet ngrënia e midhjeve, gaforreve, kërmijve, breshkave të ujit dhe oktapodit?

Allahu i Madhëruar në suren A`raf thotë: “Që pranojnë të dërguarin (Muhamedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon), të cilin e gjejnë të cilësuar (të përshkruar me virtytet e tij), te ata në Tevrat dhe në Inxhil, e që i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet, dhe heq nga ata barrën e rëndë të tyre dhe prangat që ishin mbi ta. Pra, ata të cilët e besojnë atë, e nderojnë dhe e ndihmojnë, veprojnë me dritën që iu zbrit me të, të tillët janë të shpëtuarit.  (A`raf, 157)

Dijetaret e medh`hebit Hanefi duke marrë si argument këtë ajet, janë shprehur se të gjithë llojet e peshqve që jetojnë vetëm në ujë janë të lejuar për t’u ngrënë. Ndërsa llojet e tjera që jetojnë edhe në tokë edhe në ujë nuk i kane futur në këtë grup, sepse këto lloj gjallesash të japin neveri dhe nuk e kane lejuar ngrënien e tyre. Në këtë grup bëjnë pjesë gaforret, midhjet, karavidhet, kërmijtë, breshkat e ujit dhe oktapodët.

Ndërsa ne medh`hebin Shafi, të gjitha gjallesat që jetojnë në det janë të lejuara për t’u ngrënë dhe vetëm krokodili nuk mund të konsumohet.

Ndërsa në medh`hebin Hanbeli, përveç breshkave, krokodilëve dhe gjarpërinjve, të gjitha gjallesat e tjera janë të lejuara për t’u ngrënë. Krokodili është i ndaluar sepse dhëmbët i ka si të qenit. Kurse gjarpri është i ndaluar sepse është helmues dhe i shpifur. Për gjallesat që jetojnë edhe në ujë edhe në tokë, për ngrënien e tyre kanë vendosur si kusht që të theren siç theren kafshët e tjera që jetojnë vetëm në tokë.

Postime të ngashme