Ndikimi pozitiv i agjërimit në luftën kundër kancerit

Sipas biologut të qelizave, Dr. Valter Longo, doktorr në universitetin e Kalifornisë jugore SHBA, është shprehur se agjerimi ngadalson proçesin e plakjes dhe ka ndikim pozitv në shërimin e kancerit.

Agjërimi në kombinim me kimioterapinë tashmë është treguar se i vret qelizat e kancerit, por disa studime të reja në minj sugjerojnë se një klasë e barnave më pak toksike e kombinuar me agjërim mund t’i vrasë qelizat e kancerit të gjirit, kolorektal dhe të mushkërive po aq mirë.

Nëse kjo rezulton se funksionon tek njerëzit, ky kombinim mund ta zëvendësojë kimioterapinë dhe ta bëjë agjërimin një komponentë të fuqishme të një strategjie afatgjatë për ta trajtuar kancerin, sipas autorit të lartë Valter Longo në USC.

Të publikuara nga revista Oncotarget më 30 mars, studimet sugjerojnë se një ilaç me toksicitetit të ulët i kombinuar me agjërim, apo një dietë e cila i imiton efektet e agjërimit, do të mund të jetë një alternativë për kimioterapinë. Studimet janë pjesë e një bashkëpunimi shumëkombësh me laboratorët e Alessio Nencioni në Universitetin e Genovas dhe Lizzia Raffaghello në Institutin G. Gaslini në Itali.

“Ashtu si çdo qelizë tjetër, qelizave të kancerit u duhet energji për të mbijetuar dhe për t’u rritur. Por qelizat e kancerit janë mjaft jofleksibile për mënyrën se si e prodhojnë atë energji, gjë që na jep një mënyrë për t’i shënjestruar ato,” tha Longo, profesor i Edna M. Jones për Biogerontologji në Shkollën USC të Gerontologjisë dhe drejtor i USC Logevity Institute. Longo e ka një angazhim të përbashkët në USC Dornsife College of Letters, Arts and Sciences.

Qelizat e kancerit mbështeten në glukozë (sheqer) nga ushqimi për energji – ato janë të stërngarkuara, djegin më shumë glukozë se një qelizë e rregullt për ta mbajtur ritmin e rritjes së tyre të shpejtë. Ky fenomen quhet efekti Warburg, i quajtur sipas mjekut gjerman i cili i pari e përshkroi atë pothuajse 100 vjet më parë. Si të tilla, qelizat e kancerit janë shumë më të ndjeshme ndaj çdo ndërprerje në furnizim.

Të privuara nga glukoza, qelizat e kancerit mbështeten në një rezervë emergjente – duke e përdorur një lloj enzime të quajtur kinazë për të vazhduar me aktivitetet e tyre të rritjes.

Longo dhe ekipi dhe bashkëpunëtorët e tij zbuluan se ky ndryshim metabolik nga qelizat e kancerit i bën që ato të gjenerojnë radikale jo-toksike, të cilat në fund i vrasin ato. Përveç kësaj, rruga e kinazës për energjinë e gjeneruar mund të bllokohet nga frenuesit e kinazës, duke i mbytur më tej aftësitë e qelizave të kancerit për të gjeneruar energji. Frenuesit e kinazës janë miratuar tashmë nga Administrata Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) si një trajtim për kancer, duke e hapur derën për përdorimin e tyre dhe agjërimin si një goditje për ta eliminuar kancerin.

 

Postime të ngashme