Morali i bukur i Abdullah ibn Mesudit r.a
E tregon Habe bin Xhuejni: “Një ditë ishim tek Aliu r.a dhe i përcollëm atij disa fjalë që i kishte thënë Abdullah bin Mesudi r.a. Ata që ishin aty gjatë asaj bisede nisën të lavdëronin Abdullah bin Mesudin r.a, duke i thënë Aliut të nderuar r.a:
“O Prijësi i Besimtarëve! Ne nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë njeri që të ketë pasur sjellje më të mirë sesa ajo e Ibni Mesudit, që ishte aq i butë kur u mësonte të tjerëve ndonjë gjë, që sillej aq mirë me shokët e vet dhe që, për më tepër, ishte aq shumë i devotshëm karshi Allahut të Madhërishëm.” Aliu r.a i dëgjoi njëherë deri në fund, pastaj u tha:
– “Pa më thoni, për hir të Allahut, a jeni të sinqertë në këto që po më thoni?”
– “Po!”, – u përgjigjën ata.
– “O Zot, Ty të kam lënë dëshmitar për të gjitha këto,” – tha Aliu r.a, – “sepse unë them të njëjtat gjëra, madje edhe më shumë se kaq, për Ibni Mesudin.”[1]
[1] Ibn Sa’d, Tabakatul-Kubra, 3/110