Përse ekzistoj?
Allahu thotë: “Unë nuk i kam krijuar Xhinët dhe Njerëzit përveçse të më adhurojnë Mua.” [Kuran 51:56] Kjo është një çështje e identifikimit të realitetit shpesh të harruar të jetës; që ne ia detyrojmë ekzistencën tonë Zotit, që ekzistenca jonë (vuxhud) është një mëshirë dhe se mëshira pret që ne t’i përgjigjemi Zotit me mirënjohje dhe përkushtim. Dështimi qëndron në reduktimin e fesë në shenja të thjeshta shoqërore ose kulturore të identitetit, në vend që ta shohim atë si rrugën e vetme transcendentale (mënyrën e jetës) të pranueshme për Zotin. [Kuran 39: 3] Identifikimi i vendit, qëllimit dhe rëndësisë së fesë është të njohim rolin tonë në këtë botë. Të njohim rolin e përkushtimit dhe sinqeritetit të këtij përkushtimi si një përgjegjësi të drejtë të krijimit ndaj Krijuesit.
Imam Xhurxhani shkroi se feja “është udhëzim hyjnor, i zbuluar përmes profetëve, duke i thirrur ata me intelekt të zgjedhin atë që është e mirë për ta, drejt së mirës së tyre përfundimtare në këtë jetë dhe në jetën tjetër”. Kjo aludon në faktin se feja është një realitet i qëllimshëm metafizik që komunikohet përmes Profetëve me prova të provueshme. Për të eksploruar bukurinë e kësaj të vërtete transcendentale që shfaqet kuptimplotë në jetën e Profetit, bekimet dhe paqja e Zotit qofshin mbi të, ne duhet ta bëjmë atë pjesë të pandashme të jetës sonë.
Feja na fton të sigurojmë vendin tonë në destinacionin aktual dhe përfundimtar – shpëtimin ose ndëshkimin në ahiret. Për këtë, ne duhet të kemi një marrëdhënie të gjallë me këtë fe të bukur dhe t’i kujtojmë vetes që statusi material, komoditeti, gëzimi, përmbushja në këtë jetë janë të gjitha kalimtare. Gëzimi i vërtetë është gëzimi që pret banorët në Parajsë.
Ne duhet të kemi parasysh se gjithçka ka një qëllim në këtë botë dhe feja është mënyra e vetme për të lundruar me kuptim në këtë udhëtim nga e mira e shpejtë e kësaj jete drejt së mirës së përjetshme në jetën e përtejme.