Ambicia – e lindur, apo zhvillohet bashkë me njeriun?
Ambicia është një faktor i rëndësishëm që e shtyn njeriun drejt suksesit dhe vendosmërisë, për të arritur qëllimet e tij me çdo kusht.
Studiuesit janë të mendimit se ndikimi shoqëror luan një rol të padiskutueshëm. Ai na shtyn të ndërtojmë një status më të lartë nga ai që kemi.
Një studim amerikan i zhvilluar në Universitetin “Saint Luis” të Misurit, tregoi se studentët më të dhënë ndaj idesë për të arritur me çdo kusht objektivat e tyre, kanë një zhvillim më të madh në një pjesë të veçantë të trurit, e lidhur me anën që kontrollon emocionet e njeriut.
Psikologët këmbëngulin se ambienti ideal është ai që përmban objektiva ambicioze, por realisht të arritshme, si dhe vlerësimi i sukseseve, pa i dramatizuar humbjet.