Kërkimi i faljes dhe pendimi

Kur Allahu e do një besimtar, e bën të vetëdijshëm për gabimet e tij. Profeti (a.s) ka thënë: “Virtyt është të kesh moral të kartë, ndërsa mëkat është ajo që ta ngushton zemrën dhe që nuk ke dëshirë ta dinë të tjerët.”

Por, ç’do të thotë në të vërtetë të kërkosh falje dhe të pendohesh? Njëherë Ali ibn Ebi Talibi, pa një beduin i cili po i thoshte fjalët e pendesës me shumë nxitim. Nisur nga kjo tha: “Ky nuk është pendim!” Beduini e pyeti: “Po ç’është pendimi i vërtetë?” Aliu r.a iu përgjigj: “Pendimi i vërtetë ka gjashtë kushte:

1.Të pendohesh për atë që ka ndodhur.

2.Ta bësh atë që ke neglizhuar.

3.T’i kthesh të drejtën atij që i ke hyrë në hak.

4.T’i kërkosh falje atij që e ke dëmtuar.

5.Të zotohesh që nuk do ta përsëritësh më veprimin dhe;

6.T’ia dedikosh gjithë qenien tënde Zotit të Madhëruar.”

Postime të ngashme