Et-Tevvab (Pranuesi i pendimit)

Et-Tevvab është Ai që i lehtëson vazhdimisht shkaqet që krijesat e Tij të pendohen duke u bërë të dukshme disa nga shenjat e Tij, duke u zbritur atyre disa nga paralajmërimet e Tij dhe duke u shpallur disa nga tmerrimet e Tij, me qellim që pasi t’i kenë kuptuar rreziqet e mëkateve të tyre, të mbushen me frikë ndaj Tij dhe për pasojë, të kthehen kokulur, të penduar. Përmes pranimit të pendesës së tyre, u kthehet edhe njëherë mirësia e madhe e Zotit, të Lartësuarit.

Ai njeri që i pranon gjithmonë keqardhjet dhe faljet e njerëzve të afërt, të shokëve dhe të miqve, është bekuar me këtë cilësi të karakterit dhe meriton të ndajë një pjesë të këtij tipari. Dera e faljes së mëkateve dhe pendesës është e hapur për njeriun deri në çastet e fundit të jetës së tij. Pendimi i sinqertë, largimi nga mëkati, vendosmëria për të mos e bërë më kurrë atë dhe veprimi i punëve të mira, janë disa nga kriteret bazë për pranimin e pendesës. Allahu është Ai që e pranon pendimin dhe i fal të gjitha mëkatet.

Postime të ngashme