BESIMI TE PROFETËT

Besimi në Pejgamberët është shtyllë e besimit islam. Të qenët Profet në Kur’anin fisnik shprehet përmes nocionit “Nubuvve”, që do të thotë “lajm”, ose përmes nocionit “risale” – “dërgesë”, kurse bartësi i tyre quhet “Nebij” ose “Resul”. Pejgamberi është i zgjedhuri i Zotit mes njerëzve, robërve të Tij, i nderuar me uahj dhe i ngarkuar me detyrën për t’ua përcjellë njerëzve urdhrat dhe ndalimet e Tij.

Megjithëse Pejgamberi është një njeri ndër njerëzit, ai është i dalluar nga njerëzit të tjerë dhe bartës i cilësive dhe tipareve të veçanta. Askush nuk mund të bëhet Pejgamber me dëshirën e vet, sepse Allahu ngarkon me detyrën e Pejgamberit kë të dojë Ai.

Duhet theksuar fakti se të dërguarit jo thjesht ua kanë përçuar njerëzve porositë e shpallura, por ata kanë qenë shembuj konkretë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ngritjen shpirtërore dhe me afrimin tek Allahu. Ata e kanë bërë të qartë deri në hollësitë më të imëta rrugën që e shpie njerëzimin për te përsosja e vetes dhe për te shoqëria ideale. Duke e larguar njeriun prej paudhësive të çdo lloji, ata ua kanë çliruar vullnetin njerëzve po ashtu dhe forcat e brendshme. Ata i kanë frymëzuar besimtarët për realizimin me sukses të veprimtarive të dobishme, kërkimore e studimore, për ecjen e tyre përpara në rrugën e zhvillimit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: