Veçoritë e Engjëjve

Më poshtë po rendisim edhe një sërë veçorish që i dallojnë melekët prej qenieve të tjera.

  1. a) Melekët janë krijesa të krijuara prej drite. Te melekët nuk ka veçori njerëzore, të tilla si ngrënia e pirja, gjinia, martesa, fjetja, lod­hja, rinia dhe pleqëria.

Kur’ani urdhëron kështu:

وَ لَهُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَ الأرْضِ وَ مَنْ عِندَهُ لاَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِهِ وَ لاَ يَسْتَحْسِرُونَ. يُسَبِّحُونَ اللَّيْلَ وَ النَّهَارَ لاَ يَفْتُرُونَ

… e ata që janë pranë Tij (melekët), nuk shprehin mendjemadhësi në adhurimin ndaj Tij, e as nuk u bëhet adhurimi monoton.” (Enbija:19-20)

  1. b) Melekët nuk e kundërshtojnë Allahun, nuk ngrejnë krye kundër Tij. Ata nuk shmangen prej urdhrit të Tij dhe e kryejnë detyrën që u jepet.

Kur’an thuhet: “Duke u frikësuar prej Zotit të tyre, Sundues i Plotfuqishëm, (melekët) bëjnë çfarëdo që t‘iu urdhërohet.” (Nahl, 16/50)

  1. c) Melekët janë qenie tejet të shpejta. Mund të shkojnë në çdo vend që t’iu kërkohet dhe me shpejtësinë që të duan. Në Kur’an thuhet:

الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَ الأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلائِكَةِ رُسُلا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَّثْنَى وَ ثُلاثَ وَ رُبَاعَ …

E tërë lavdia i takon Allahut që ka krijuar qiejt dhe tokën, e që i ka bërë melekët porosidërgues me nga dy, me nga tre e me nga katër krahë…(Fatir:31)

  1. d) Me urdhrin dhe lejen e Allahut, melekët mund të marrin traj­ta të ndryshme. Në lidhje me këtë, në Kur’an thuhet:

وَ لَقَدْ جَاءَتْ رُسُلُنَا إِبْرَاهِيمَ بِالْبُشْرَى قَالُواْ سَلامًا قَالَ سَلامٌ فَمَا لَبِثَ أَن جَاءَ بِعِجْلٍ حَنِيذٍ فَلَمَّا رَأَى أَيْدِيَهُمْ لاَ تَصِلُ إِلَيْهِ نَكِرَهُمْ وَ أَوْجَسَ مِنْهُمْ خِيفَةً قَالُواْ لاَ تَخَفْ إِنَّا أُرْسِلْنَا إِلَى قَوْمِ لُوطٍ

Pa dyshim, të dërguarit (melekët) tanë i shkuan Ibrahimit me sihariq dhe i thanë, “selam!” Edhe ai i përshëndeti me “selam” dhe, pa humbur kohë, ua nxori një viç të pjekur. Pastaj nuk i pëlqeu që nuk zgjatën duart te mishi dhe ndjeu frikë. Dhe ata i thanë: – Mos u frikëso, ne jemi dërguar te populli i Lutit.” (Hud: 69-70)

  1. f) Melekët janë krijesa, të cilat njeriu nuk mund t’i shohë me syrin e thjeshtë. Për t’i parë, ato detyrimisht duhet të ndërrojnë formën e tyre të jashtme, që është mundësi e tyre. Pamja e jashtme e melekëve është e ndryshme. Disa prej tyre janë krijesa me dy palë flatra, disa të tjera kanë disa qindra flatra. Në Kur’an thuhet:

الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلائِكَةِ رُسُلا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَّثْنَى وَ ثُلاثَ وَ رُبَاعَ يَزِيدُ فِي الْخَلْقِ مَا يَشَاء إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

E tërë lavdia i takon Allahut që ka krijuar qiejt dhe tokën, e që i ka bërë melekët porosidërgues me nga dy, me nga tre e me nga katër krahë…” (Fatir:1)

Nga hadithet mësojmë se kryemeleku Xhebrail a.s. ka gjashtë flatra. Profeti (Pejgamberi) a.s. për të ka thënë: “Unë atë e kam parë dy herë, më është paraqitur i bërë nga gjashtë flatra. E kam parë duke zbritur nga qielli dhe ishte aq i madh, sa e mbuloi të gjithë hapësirën ndërmjet vetes së tij dhe tokës.

  1. g) Melekët nuk e dinë të ardhmen.

Kur’an urdhërohet:

قُل لّا يَعْلَمُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَ الأَرْضِ الْغَيْبَ إِلاَّ اللَّهُ …

Thuaj: “Në qiej e tokë, askush veç Allahut nuk mund ta dijë të fshehtën…” (Neml:65)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: