Nefsi është centrali i shejtanit

Nefsi është njësoj si fëmija. Nëse e ndërprisni nga qumështi, ai ndalon së piri. Në të kundërtën, ai (nefsi) nuk njeh as moshë, asgjë tjetër. Bëhet 10 vjeç e 15 vjeç, por përsëri kërkon qumështin e nënës. Duhet ndaluar në kohën e duhur. Nëse ju nuk e ndaloni atë në një çast të caktuar, ai vazhdimisht gjatë gjithë jetës ua ndërpret rrugët. Rrugën e Pejgamberëve dhe rrugën që të çon te Allahu.

Nefsi është një mekanizëm, një sistem i shejtanit në karakterin e njeriut, i cili i bie në qafë njeriut. Nëse ju arrini ta lartësoni atë me anë të ‘tezkijes’ (pastrimit) në nivelin “Safije”, “Zakije”, atëherë ai bëhet një mik besnik i Latife-i Rabbanijes (Ndjenjave të Holla Shpirtërore). Nëse mbetet i vetmuar, ai (nefsi) në shoqërinë edhe të shejtanit, e zvarrit me hundë përtokë pronarin e tij tërë jetën! Nefsi është një bela për të gjithë ne. Ai synon të na devijojë, të na përplasë përtokë e të na zvarrisë dhe është vendosur në karakterin tonë që në krijim.

Por nefsi mund të shikohet edhe si një mirësi, si mëshirë prej Allahut për ne. Sepse, po të mos ishte i vendosur në karakterin tonë, ne nuk do të ishim të vetëdijshëm që jemi ballë për ballë me një armik të atillë. Nëse jemi të vetëdijshëm se kemi një armik aq të rrezikshëm brenda nesh, vazhdimisht do të kemi ndjenjën dhe nevojën për t’u strehuar te Allahu xh.sh. Nuk duhet parë si diçka e keqe fakti që nefsi ekziston. Ajo çka është e keqe, është hapja e derës për ligësitë e tij. Edhe çelësat e të bërit keq janë në dorën tonë, nga ana e shkaqeve.

Nefsi është “centrali i shejtanit” tek njeriu.. synimi është shndërrimi i atij centrali në central të Latife-i Rabbanijes (ndjenjave të holla shpirtërore). Siç e thotë Gazaliu: “Në zemër ka dyer (“kanale”). Nëse ato dyer nuk zihen nga “shpirtërorët”…D.m.th. le të themi, nëse ata vijnë në një ‘tingull’ të caktuar, me një zë të lehtë e të butë. Duhet bërë sikur u themi “Na nderoni dhe hajdeni!”, e në këtë mënyrë i ‘ftoni’ shpirtërorët e melekët. Dhe ata i zënë dyert e Latife-i Rabbanijes (ndjenjave shpirtërore). Dyert të cilat potencialisht janë të hapura për shejtanët, mbyllen në çast!

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme