Hetimi dhe llogaridhënia

Në vendin e grumbullimit (mahsher), ҫdo njeri do të presë shkurt apo gjatë sipas vendit dhe gradës që ka pranë Allahut. Aty njerëzit do të hetoen dhe do t’u kërkohet llogari nga Allahu pa ndërmjetës. Në hadithet profetike bëhet e ditur se ndërsa besimtarët do t’u përgjigjen pyetjeve me lehtësi, mohuesit do ta kenë shumë më të vështirë. Gjatë hetimit dhe llogaridhënies, përveҫ librit të punëve, po të duhet, për njerëzit do të dëshmojnë edhe organet e trupit të tyre, edhe toka.

Në kohën kur ai që ka bërë të mirë qoftë edhe sa grimca, do ta marrë shpërblimin e të mirës së tij, dhe ai që ka bërë të keqe qoftë edhe sa grimca do ta marrë ndëshkimin e të keqes së tij, njerëzit nuk do të lihen pa u marrë në pyetje për këto pesë gjëra:

  1. Ku e kanë shpenzuar jetën?
  2. Si e kanë kaluar rininë?
  3. Në ҫ’rrugë e kanë përdorur diturinë dhe si kanë vepruar me të?
  4. Ku e kanë fituar dhe ku e kanë shpenzuar pasurinë?
  5. Ku e kanë përdorur dhe konsumuar trupin? (Tirmidhi, Sifatu’l-Kijame, 1.)

© URTËSI.AL

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: