Dita e njëzetë e gjashtë e Ramazanit

Dita e njëzetë e gjashtë e Ramazanit

 

Ajeti i ditës

Tek Allahu ata kanë shkallë të ndryshme; Allahu i sheh të gjitha veprat që ata bëjnë.

Kuran (3;163 )

 

Hadithi i ditës

Kush e do takimin me Allahun, Allahu gjithashtu e do takimin me të. Kush e urren takimin me Allahun, Allahu gjithashtu e urren takimin me të.

[Buhariu]

 

Vepra e ditës

Kërkoni falje nga Allahu dhe bëni një listë me zakonet (veprat) tuaja të këqija që do donit t’i ndalonit nga tani e tutje ose pasi të mbarojë ramazani.

 

Duaja e ditës

O Allah! Kërkoj strehim (mbrojtje) nga ti që të të mos shoqëroj dikë tjetër (mos të të bëj shok) duke e ditur dhe kërkoj falje nga ti për atë që nuk e di.

[Adhab al Mufrad]

Postime të ngashme

%d bloggers like this: