Zbatoje kriterin e drejtësisë edhe ndaj atyre që nuk të pëlqejnë

Kur nuk të pëlqen dikush, do të shpërndash me lehtësinë më të madhe lajme të rreme kundra tij, do të shpifësh për të dhe do të shpërndash thashetheme, sepse ti dëshiron që ata të vuajnë në një farë forme. Kur e do dikë, ti gjithmonë do të kërkosh justifikime për të dhe do të kërkosh ta mbrosh atë njeri. Është interesante se si standardi që Allahu vendos për drejtësinë është mënyra se si e aplikon atë ndaj atyre që nuk të pëlqejnë.

“O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të Allahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos ju shtyjë urrejtja ndaj një populli e t’i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini drojë Allahun se Ai di hollësisht për atë që veproni.” (Maide; 8)

Postime të ngashme