Vuajtje si të Habbab b. Eret (r.a)

Habbabi (r.a) ishte një nga fatlumët, që u vetëflijuan dhe përjetuan një sërë vuajtjesh në rrugën e Zotit. Ai ishte i gjashti ose i shtati, nga ata që e përqafuan Islamin, prandaj edhe vuajti më shumë. Për ta torturuar, i vishnin parzmore të hekurt dhe e linin të djersiste në diell. Shpeshherë e shtrinin mbi rërën e nxehtë të shkretëtirës, prej së cilës jo vetëm lëkura, por edhe mishi i këputej nga trupi.

Në atë kohë, Habbabi ishte skllav i një gruaje, e cila kur e merrte vesh se ai e kishte takuar Profetin (a.s), ia bënte kokën vula-vula me një shufër hekuri të nxehtë.

Omeri (r.a) e pyeti njëherë në hollësi për vuajtjet e tij, pasi ai e kishte përqafuar edhe vetë Islamin. Ai i tregoi kurrizin, që e befasoi aq shumë Omerin, sa tha: “S’kam ndonjëherë shpinë të tillë.”

Kur u përhap Islami dhe myslimanët çliruan të gjitha vendet përreth, Habbabi qante shumë dhe thoshte: “Kam frikë se Allahu po na i shpërblen që në këtë botë vuajtjet tona dhe nuk do të ketë tjetër vlerësim për ne në jetën e amshuar.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: