Vlera e lëmoshës

Profeti Sulejman (a.s) ishte ftuar në një dasmë. Atij i erdhi engjëlli i vdekjes dhe i tregoi, se dhëndri do të vdiste ditën e martesës. Sulejmani (a.s) u ndje në siklet nga kjo, prandaj vendosi që të mos shkojë.

Pas ceremonisë, babai i dhëndrit shkoi te Sulejmani (a.s) dhe i shprehu hatërmbetjen e tij. Pasi u largua, Profeti Sulejman (a.s) e pyeti engjëllin e vdekjes, se çfarë kishte ngjarë, që dhëndri nuk kishte vdekur atë ditë. Engjëlli i vdekjes i tha: “Isha rrugës për ta ndarë nga kjo botë, kur më vjen një urdhër tjetër për t’u kthyer. Shkaku ishte, se një zonjë e moshuar dhe shumë e varfër ishte afruar pranë dasmës. I ati i dhëndrit e pa dhe e pyeti, se çfarë halli kishte. Ajo i tha, se ishte e uritur dhe i ati i dhëndrit nuk i dha ushqim dosido, por ushqim mbretërish. Në ato çaste, e moshuara me lot në sy u lut: “Zoti i dhëntë jetë të gjatë dhëndrit, o njeri i mirë!” – dhe Zoti ia pranoi lutjen në çast.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: