Vetëm kujto…
Nëse dikush të nënçmon, kujto se si Profetit (s.a.s) ia gjakosën këmbët në Taif.
Nëse je duke mbaruar urie, kujto betejën e Hendekut, kur Profeti (a.s) kishte vënë dy gurë në stomak.
Nëse je i zemëruar, kujto Profetin (s.a.s) kur vranë xhaxhain e tij Hamzain.
Nëse ndihesh i vetmuar, kujto qëndrimin e Profetit (a.s) në shpellën Hira.
Nëse ndihesh i lodhur në namaz, kujto se si Profetit (s.a.s) i ënjteshin këmbët nga qëndrimi i gjatë në këmbë.
Nëse ta zënë udhën me gjemba, kujto vuajtjen që i shkaktonte Profetit (a.s) gruaja e Ebu Lehebit.
Nëse humb ndonjë fëmijë, kujto Profetit (a.s) kur humbi djalin e tij, Ibrahimin.
Nëse të bie ndonjë udhëtim i gjatë, kujto emigrimin e Profetit (a.s) për në Medine.
Nëse ke pak ushqim në shtëpi, kujto ditët e varfërisë së Profetit (s.a.s).
Në çfarëdolloj gjendje që të jesh, tek ai do të gjesh shembullin më të mirë.