Të thënit ‘Bismilah’ gjatë therjes së kafshëve

Allahu i Madhëruar thotë: “Hani vetëm atë mish, gjatë therjes së të cilit është përmendur emri i Allahut, nëse vërtet besoni në shpalljet e Tij.”[1] “Mos hani asnjë mish që nuk është therur me emrin e Allahut, sepse kjo është gjynah, dalje nga rruga e Tij.”[2] Ajetet janë mëse të kuptueshëm. Për të qenë mishi i ngrënshëm duhet që mishi i kafshës të jetë nga llojet e kafshëve që u hahet mishi, të theret sipas rregullave të Islamit dhe kafsha duhet të pritet nga një mysliman. Krahas kësaj, sipas mendimit unanim mund të hahet edhe mishi që pritet nga jehuditë e të krishterët. Por në praktikimin dhe jetimin si duhet të fesë, duhet të tregojmë maksimalisht kujdes dhe maturi duke u larguar nga “gjërat e dyshimta”. Edhe për mishrat që nuk jemi të sigurt se janë prerë me bismil’lah apo jo, e njëjta gjë është kalimtare.

Sipas medhhebit Hanefi, nuk përbën problem kur harrohet bismil’lahi, por kur bismil’lahi braktiset qëllimisht, ky mish është haram të hahet. Sipas medhhebit Shafi, bismil’lahi nuk është kusht, është mustehab, prandaj u tha apo u braktis qëllimisht mjafton të themi bismil’lah gjatë ngrënies dhe nuk përbën problem. Mishi i kafshëve të cilat feja i ka lejuar të hahen, po qe se pritet sipas rregullave të fesë është hallall, mund të hahet. Edhe kafshët dhe zogjtë për të cilët e dimë se ato nuk ushqehen me mishin e kafshëve si: delja, dhia, bualli, gjedhët, pula, gjeldeti, pata, rosa, pëllumbi, thëllëza, struci hyn në këtë grup.

[1] En’am 6/118

[2] En’am 6/121

Postime të ngashme