Si t’i forcojmë lidhjet shoqërore?
Zakonisht në çfarëdolloj marrëdhënieje, shohim se marrja dhe dhënia janë në vijë të drejtë, por në një marrëdhënie të vërtetë shoqërore kjo nuk duhet të ndodhë.
Ja disa këshilla për të forcuar një lidhje të sinqertë:
Tregohuni besnikë! Besnikëria është ndër armët më të mira për të ruajtur e forcuar lidhjet shoqërore.
“Miku i mirë duhet në kohë të vështirë,” – thotë populli. T’i gjendesh mikut pranë në kohë të vështira, e bën atë të ndihet më i sigurt tek ti.
Pranojeni mikun ashtu siç është! Nuk është e thënë që shoku juaj të jetë si ju në personalitet, qëndrime dhe besim. Mundet që ai, të jetë i ndryshëm nga ju, prandaj, vlerësojeni dhe pranojini ashtu siç është.
Vini në pah me taktikë gabimet e tyre! Kështu, do të shmangni hatërmbetjet dhe keqkuptimet.
Jini i gatshëm të falni! Të mos falësh, është shkak për prishjen e marrëdhënieve, andaj praktikoni tolerancën, sepse ajo gjithmonë ka dhënë rezultate të mira.