Si t’i besojmë mrekullive të profetëve?

Çdo profet është dërguar te populli i tij me mrekulli për të vërtetuar se është i dërguar nga Allahu. Duke qenë se ne nuk i kemi parë këto mrekulli si mund t’i besojmë ato?

Është e vërtetë që çdo profet kur është dërguar ka sjellë, në formën e disa dokumenteve hyjnore, disa mrekulli për popullin i tij. Në saj të këtyre mrekullive disa prej tyre e kanë besuar atë.

Në fakt, sot ne i besojmë shumë ngjarje historike të cilat nuk i kemi parë me sytë tanë, sepse jo çdokush mund të shohë çdo ngjarje. Sa veta sot i kanë studiuar të dhënat shkencore në fushën e fizikës, kimisë, astronomisë apo mjekësisë të cilat ne i marrim të mirëqena?! Kjo do të thotë se shikimi me sy nuk është kusht i domosdoshëm për miratimin e diçkaje. Syri i mendjes është një kriter i rëndësishëm. Ashtu si besojmë të dhënat shkencore nga informatat e shkencëtarëve, ashtu besojmë edhe mrekullitë e profetëve nga burimet hyjnore.

Kjo pyetje e bërë nga një ateist është një pyetje me vend, sepse për ateistin kriter është materializmi, shikimi i diçkaje me sy dhe jo me mendje. Çfarë nuk sheh me sy ai e mohon. Por për ironi të fatit edhe pse mendjen e tij nuk e sheh dot me sy atë nuk e mohon.

Mrekullitë e profetëve të tjerë kanë qenë ndjesore, të perceptueshme nga shqisat e njeriut dhe ne sot në këtë kuadër nuk mund t’i vërtetojmë ato. Kundrejt kësaj, Profeti Muhamed (alejhi selam) bashkë me mrekullitë ndjesore ka sjellë mrekullinë e tij më të madhe, Kuranin që i drejtohet edhe shqisave edhe mendjes së njeriut. Ebu Hurejra (r.a) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-Allahu alejhi ve selem) ka thënë: “Secilit prej profetëve i është dhënë mrekulli të cilat i kanë besuar njerëzit, ajo që më është dhënë mua është shpallja prej Allahut, Kurani. Kështu shpresoj që të jem me më tepër pasues ditën e Kiametit.” (Buhari, Itisam, 1).

Kurani është libri i fundit i dërguar nga Allahu, që është i vlefshëm për çdo kohë dhe çdo vend. Për të Allahu thotë: “Atij (Kuranit) nuk mund t’i afrohet e kota (gënjeshtra) nga asnjë anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që Meriton të gjitha lavdet.” (Fussilet: 42).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: