Si të shpëtojmë nga pagjumësia?

Ushtrimet dhe aktiviteti fizik në orët e pasdites ndihmojnë të flini më mirë. Këto ushtrime të evitohen para gjumit.

Një dush i ngrohtë para se të flini ndihmon shumë.

Një çaj i ngrohtë kamomili ose bliri para gjumit, ka efekt pothuajse të ngjashëm me një qetësues.

Evitoni përdorimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao, koka-kola).

Evitoni rreptësishtë përdorimin e alkoolit.

Dhoma duhet të jetë e ajrosur mirë dhe shtrati komod, si dhe të ketë qetësinë e nevojshme.

Para gjumit lexoni diçka që ju qetëson dhe kryeni ritualet fetare të lutjeve, atëherë do të jeni më të qetë shpirtërisht dhe do ta keni gjumin më të lehtë.

Mundohuni të flini në të njëjtën orë, gjithashtu edhe zgjimin nga gjumi ta bëni në të njëjtën orë.

Mundohuni që stresin, preokupimet që keni t’i komentoni me të tjerët para gjumit, kështu që kur shkoni për të fjetur të jeni më të qetë shpirtërisht e psikologjikisht.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: