Si të pastrohesh nga mëkatet?
Profeti Muhamed (s.a.s) ka thënë:
“Kur merr abdes besimtari, kur ta lajë fytyrën e tij del çdo mëkat që ka bërë duke shikuar me sytë e tij, këto mëkate bien me rënien e ujit ose me rënien e pikës së fundit të ujit. Ndërsa kur t’i lajë duart e tij, atëherë çdo mëkat i dorës bie me ujin ose me pikën e fundit të ujit të dorës. Kur t’i lajë këmbët, atëherë çdo mëkat i këmbës do të bjerë prej këmbës së bashku me ujin e abdesit, apo me pikën e fundit të ujit të abdesit nga këmba, kështu që kur të përfundohet abdesi, ai mbetet i pastër prej mëkateve.”
“Ç’mendoni sikur dikush prej jush ta kishte pasur lumin para derës dhe për çdo ditë të lahej pesë herë në ditë në të, a do të kishte mbetur papastërti në trupin e tij?
Thanë: -‘Jo, o i Dërguar i Allahut!’
Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. Allahu i shlyen mëkatet me faljen e namazeve.”