Si parandalohet mësyshi (nazari)?
Profeti (a.s) ka thënë: “Mësyshi (nazari) është i vërtetë (hak).” [1] Mësyshi është me të vërtetë i drejtë, nuk mund të shpjegohet me anë të gjërave materiale. Prandaj për tu mbrojtur prej syrit të keq, duhet kërkuar mbrojte prej Allahut me lutje (dua).
Për tu mbrojtur nga syri duhet ndjekur këto gjëra;
1- leximi i sureve Fatiha, Ajeti Kursi, Felak, Nas.
2- duhet të shmangeni nga gjërat dhe veshjet e ekzagjeruara të cilat mund të tërheqin vëmendjen dhe shikimin e njerëzve. P.sh, ka disa njerëz të cilët kanë sy të keq, të pakën në sytë e atyre personave duhen shmangur gjëra të tilla. Duke veshur veshje jo shume ekstravagante dhe duke mos shfaqur aftësitë në çdo vend, duke patur besimin dhe mendimin që këto gjëra janë prej Allahut dhe jo prej vetes.
3- personat të cilët shfaqin pëlqim ndaj teje, duhet ti kërkosh të thonë; “MashaAllah, BerakAllah.”
4- Nëqoftëse nuk është shumë e nevojshme, të mos shkohet nëpër ato vende ku e dini që ka persona të tillë, edhe nëse shkoni duhet të shkoni duke u lutur dhe kërkuar mbrojtje prej Allahut.
Çfarë duhet bërë për personat të cilët janë prekur nga mësyshi?
Personi i marrë në sy, duhet të marrë abdes dhe të bëjë lutje. Këto lloj lutjesh quhen rukje. T’i lutet Allahut sepse Ai është më i Fuqishmi që ka çdo gjë në dorë. Në një hadith engjëlli Xhebrail shkon te Profeti (a.s) dhe i tregon këtë rukje; “Me emrin e Allahut.. po të bëj rukje (kurë me lutje) prej çdo gjëje të keqe, prej syrit të çdo njeriu dhe personi që ka smirë. Shërimin e jep Allahu, unë bëj rukjen me emrin e Tij.”
Siç shihet në hadith, sugjerohet bërja e rukjes, por kjo brenda për brenda kornizave të lejuara, si Kurani, lutjet që kalojnë nëpër hadithet profetike. Ashtu siç Zoti sëmundjet trupore, fizike i ka dhënë shërim në gjërat materiale, po ashtu edhe këtyre sëmundjeve metafizike i ka dhënë një shërim me lutje dhe dua. Lutjet të cilat nuk bëhen në emër të Allahut, nuk janë të pranueshme dhe përmirësuese.
Profeti ka këshilluar që lutjet që duhet të bëhen për mësyshin duhet të bëhen prej persona të pastër dhe të devotshëm, të cilët gjatë gjithë kohës janë në përmendje të Zotit, por edhe personi i marrë mësysh mundet vetë duke marrë abdes t’i lexojë ato lutje.
[1] Muslim, Selam, 42; Tirmidhi, Tib, 19