Si ishte metoda e komunikimit të Profetit tonë (s.a.s)?

Meqenëse i Dërguari i Allahut (s.a.s) u dërgua për tërë njerëzimin si burim udhëzimi deri në Ringjallje, ai ishte një model në çdo fushë. Në përputhje me rrethanat, ai ishte një predikues dhe orator i efektshëm që përshkoi zemrat, një gjykatës i drejtë në zgjidhjen e çështjeve, një komandant fitimtar në luftime me armiqtë, një udhëheqës i fuqishëm në punët e shtetit, një mësues efektiv dhe i dhembshur në edukim dhe një baba i mirë në familje. I Dërguari i Allahut ndërmori një mision të rëndë. Për këtë qëllim, ai i dha rëndësi shumë të madhe fjalëve dhe sjelljeve të tij dhe siguroi që mesazhet e tij të ishin të qarta, të kuptueshme dhe efektive.

I Dërguari i Allahut deklaroi se thënia kishte një fuqi (magjike) mbresëlënëse ndaj njerëzve. Ai ishte më i miri i arabëve në elokuence dhe retorikë. Ai (s.a.s), këtë e shpreh duke thotë: “Unë jam dërguar me aftësinë të shpreh shumë kuptime me pak fjalë” dhe “Më i elokuenti jam unë. Sepse unë jam nga Kurejshët dhe gjuha ime është ajo e Sa’d b. Bekrit (fisit Sa’d’it).’’ Ibnu’l-Ethir (vdiq 606/1209) thotë si më poshtë për elokuencën dhe retorikën e të Dërguarit të Allahut: ‘’Padyshim që për sa i përket shqiptimit, i Derguari i Allahut ishte më i pastërti, më i drejtpërdrejtë për sa i përket fjalëve dhe dialekteve, më i fuqishmi për sa i përket argumentimit, më i miri në aspektin e oratorisë, njohësi dhe udhërrëfyesi me i mire.

Hz. Aliu (r.a), pranon me habi se kur mbajti fjalimin i Dërguari i Allahut me Benu Nehd’in, nuk e kuptoi pjesën më të madhe të tij, dhe i Dërguari i Allahut tha: Zoti im më ka mësuar si ta përdor gjuhën (letërsinë) në mënyrën më të bukur, unë u rrita në fisin Benû Sa’d’it.”

I Dërguari i All-llahut i njihte mirë dialektet e fiseve arabe dhe i adresonte ato në mënyrën që secili fis kuptonte dhe dinte. Në një prej haditheve të tij, i Dërguari i Allahut e shpjegon këtë situatë duke thënë: ‘’Unë jam i urdhëruar të flas me njerëzit në përputhje me nivelin e tyre të të kuptuarit dhe të të logjikuarit. ”

Hz. Aishja (r.a) thotë në një hadith tjetër: “Nëse dikush do t’i numëronte fjalët e tij ndërsa i Dërguari i Allahut po thoshte diçka, ai me siguri do t’i llogariste. Fjalimi i të Dërguarit të Allahut ishte i qartë dhe të gjithë mund ta kuptonin atë lehtësisht. Ata që dëgjonin me kujdes ndërsa fliste ai (s.a.s), mund t’i mësonin përmendësh fjalët e tij. Njerëzve të cilëve iu drejtonte qofshin pak ose shumë, me ta fliste me një stil elegant, të natyrshëm dhe të sinqertë.

I Dërguari i Allahut (s.a.s) në një nga fjalimet e rralla, por të gjata, në hutben e lamtumirës tregoi disa rregulla në lidhje me Islamin. Bisedat e gjata në të cilat përshkruhen rregulla, shpesh janë të mërzitshme dhe të lodhshme. Sidoqoftë, i Dërguari i Allahut i dha rrjedhshmëri fjalimit të tij me disa stile (siç janë përsëritja, pyetja, shembulli, retorika) dhe kështu ata që ishin të pranishëm e dëgjuan atë me vëmendje.

I Dërguari i Allahut (s.a.s), para se të komunikonte me njerëzit jepte selam. Përshëndetja me selam është një nga mjetet e nderimit dhe dashurisë mes njerëzve dhe do të thotë të heqësh qafe problemet e botës dhe ahiretit. Ka dhe kuptimet si; të arrini më të mirën, paqen dhe shpëtimin. Kur i drejtohemi një njeriu, ‘’Selam alejkum ”, në të vërtetë i themi atij personi: Paqja dhe shpëtimi, qoftë mbi ju dhe asnjë dëm nuk do t’ju vijë nga unë! Duke e bere me këtë qëllim, përshëndetja është një fillim i mirë për një komunikim efektiv dhe të dobishëm.

I Dërguari i Zotit (s.a.s) thekson rëndësinë e selamit duke thënë; “Ju nuk mund të hyni në xhenet nëse nuk besoni dhe nuk keni besuar nëse nuk e doni njëri-tjetrin! A t’ju them një punë që do ta doni njëri-tjetrin nëse e  bëni: Përhapni selamin mes jush. Sipas kuptimit të hadithit, njerëzit duhet ta duan njëri-tjetrin dhe hapi i parë i komunikimit është selami.

Kur hyni dhe dilni nga xhamia, kur takoni një besimtar, është sunnet të thuash “Selam alejkum”. I Dërguari i Allahut i jepte selam çdo burri, gruaje apo fëmije me të cilin takohej gjatë rrugës. Në një vend, ai pa myslimanë, hipokritë dhe mosbesimtarë të ulur së bashku dhe të gjithë i përshëndeti me selam.

I Dërguari i Allahut (s.a.s) gjithashtu i filloi letrat e tij diplomatike me selam. Në fillim të letrës që shkroi për mbretin romak Herakli, ishte me selam “Paqja qoftë mbi ata që i nënshtrohen udhëzimeve.”

Një nga shprehjet e përdorura nga i Dërguari i Allahut në përshëndetje ishte dhe “merhaba’’. Përshëndetje, ‘’rhb’’  vjen nga rrënja qe do të thotë të jesh i gjerë/ i bollshëm. Merhaba, ka dhe kuptimin “mirë se erdhe, na gëzove me ardhjen tende”.

Postime të ngashme