Shmangni lodrat plastike, mund të strehojnë viruse

Lodrat plastike të fëmijëve mund të shërbejnë si strehë për bakteret dhe viruset, veçanërisht nëse ato qëndrojnë në mjedise në kontakt me sëmundje të ndryshme.

Një studim i fundit në këtë fushë, i publikuar në Revistën Pediatrike Amerikane, zbuloi se viruset e ndryshme si gripi mund të mbijetojnë për një kohë të gjatë në sipërfaqen e lodrave, duke u riaktivizuar në një moment të caktuar. Shtimi i sëmundjeve infektive e bën dukurinë edhe më shqetësuese.

Studiuesit thonë se mjediset e spitaleve pediatrike janë të mbushura me lodra për të argëtuar fëmijët, por asnjëherë nuk është menduar se sa të dëmshme mund të jenë ato lodra nëse nxirren më pas jashtë spitalit për t’u përdorur edhe në vende të tjera. Për këtë arsye ekspertët këshillojnë shmangien e lodrave plastike nga dhomat e pritjes në pediatri dhe nga mjediset me shumë lëvizje.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: