Respekti i Profetit (a.s) ndaj bashkëshorteve
Fjalë dhe veprime të ndryshme të Profetit tregojnë për interesimin dhe vlerësimin e pjesëtarëve të familjes dhe tregojnë që Ai i ka dhënë rëndësi edhe kënaqësisë së tyre përsa i përket aspektit shpirtëror. Shumë veprime të Profetit paqja qoftë mbi të! janë të lidhura me gëzimin e grave, si: shprehja e virtyteve grave të tij,shprehja e dashurisë ndaj tyre, marrja në kalë, larja bashkërisht me ujin e një ene, ndihmesa që u jepte për t’i hipur në kalë, përgjigja e ftesës për drekë me kusht që “të ishte edhe gruaja bashkë me të”, ngushëllimi dhe fshirja e lotëve kur ato ishin të mërzitura.
Safija tregon se njëherë kishin qenë të hipur të dy mbi një deve, i kishte rrëshqitur këmba devesë dhe ishin rrëzuar të dy. Ebu Talhas (r.a.) që vrapoi për të na ndihmuar, Profeti i thotë: “Kujdesuni për gruan, merruni me të.”
Edhe pse jo në të njëjtën masë, Profeti paqja qoftë mbi të! ka shfaqur respekt jo vetëm ndaj grave të tij, por ndaj çdo personi që e konsideronte të familjes. Ndërmjet grave, Hz. Aishja (r.a.) arriti një dashuri dhe një respekt të veçantë. Edhe xhaxhai i tij, Abasi, është trajtuar me një respekt ndryshe. I Dërguari i Zotit e ka dashur atë si babanë e Tij, është këshilluar me të për çështje të ndryshme dhe ka pranuar gjithnjë ndërmjetësimin e Tij.
Dashuria e Profetit tonë ndaj Zejdit dhe djalit të tij Usame (r.a.) ishte e veçantë dhe domethënëse. I njohur ndryshe si “Hibbu Resulullah”- i dashuri i Profetit, Usame ka arritur lartësinë e dashurisë profetike, të njëjtë me dashurinë ndaj nipërve Hasan dhe Hysen134, duke zënë vend mes atyre të cilëve nuk do t’u refuzohet shefaati.135 I nderuar, i vlerësuar nga Profeti duke hipur në pjesën e pasme të devesë së Profetit, në ditët e Çlirimit të Mekës dhe në ditën e haxhit, megjithëse tetëmbëdhjetë vjeç, Usame u caktua si komandant nga Profeti në ushtrinë ku merrnin pjesë edhe të mëdhenjtë e muhaxhirëve si Ebu Bekri, Omeri, Ebu Ubejde ibn Xherrah, etj.
Profeti nuk i ka nënvlerësuar lidhjet dhe komunikimin jo vetëm ndaj pjesëtarëve të familjes, por edhe ndaj të afërmve të tyre. Kështu që, kur Aishja (r.a.) pa Profetin duke i bërë kompliment një gruaje të moshuar, pasi ajo iku, e pyeti për shkakun e komplimentit. Ai iu përgjigj: “O Aishe, kjo grua është mike e Hatixhes. Na vizitonte kur ajo ishte gjallë. Respekti ndaj miqve rrjedh prej besimit.”Aishja (r.a.) thekson se për shkak të lidhjes së Profetit paqja qoftë mbi të! me të afërmit, çdo herë kur prisnin ndonjë qengj, u dërgonte atyre nga një pjesë.
I emocionuar tejmase kur sheh varësen e dhënë si dëmshpërblim për dhëndrin e tij mes robërve të Bedrit, Profeti kërkon t’i kthehet mbrapsht dhe i pranohet kërkesa. Këtë varëse, Hatixhja ia kishte dhuruar Zejnebit, vajzës së saj kur ishte martuar.
Nga transmetimet e dhëna shohim se si Profeti ka ndihmuar gratë e tij në disa punë të shtëpisë. Kur e pyetën Aishen (r.a.) se çfarë bënte Profeti në shtëpi, i përgjigjet kështu: “I shërbente familjes dhe dilte kur vinte koha e namazit.” Kur pyetën se me çfarë punësh merrej, përsëri në një transmetim të saj, ajo thotë: “Rregullonte këpucët, arnonte rrobat, qepte, pastronte rrobat, milte delen, rregullonte kovën, kryente punët e veta dhe çdo lloj pune tjetër që mund të bëni ju burrat në shtëpi.” Në disa transmetime thuhet se edhe ka gatuar.
Përveç kësaj, Profeti nuk i ka lënë pas dore edhe komplimentet ndaj grave të tij. Theksojmë edhe kujdesin që tregonte i Dërguari i Zotit për argëtimin e pjesëtarëve të familjes. Profeti ynë ka qenë gjithashtu i duruar me gratë e tij.