Rëndësia e Komunikimit në Familje (1)

Nëse do t’i hidhnim një sy problemeve familjare apo martesave të dështuara në kohët e sotme, do të shohim se ankesa e parë është: “Burri/Gruaja nuk më kupton!” Nëse do t’i pyesim: “Vallë pse nuk ju kupton ose nuk mundet t’ju kuptojë?!” Përgjigja është shumë e qartë: “Sepse nuk të dëgjon, prandaj?” Kur hidhet pyetja: “Vallë pse nuk dëgjon?” do të dalë e vërteta se: “Nuk mendon të të kuptojë dhe as që merr parasysh diçka të tillë që të dëgjojë!” Të arrish të kuptosh diçka është e lidhur drejtpërdrejtë me dëgjimin dhe të folurën, por për të arritur në këtë përfundim fillimisht duhet formuar një komunikim i mirë.

Dëshira për tu kuptuar nga të tjerët është po aq e fuqishme sa nevoja për dashuri. Nuk mund të arrihet një komunikim i mirë midis pjestarëve të një familje, pa marrë parasysh këtë nevojë themelore të psikologjisë së njeriut. Për këtë arsye është kusht që folësi dhe dëgjuesi të kenë si qëllim kryesor të tyrin, kuptimin e njëri tjetrit dhe marrëveshjen.

Duhet dëshira për të kuptuar!

Para se të kuptohet një person fillimisht duhet dëshira dhe qëllimi për ta kuptuar atë.  Një person nëse nuk dëshiron ose nuk ka si qëllim që të kuptojë, edhe nëse duket sikur po dëgjon, përsëri ky person nuk mund arrijë që të kuptojë. Prandaj është shumë e rëndësishme që një person të dojë të kuptojë të tjerët po aq sa dëshiron që të tjerët ta kuptojnë atë. Në të kundërt nëse mundohesh t’i shpjegosh diçka dikujt që nuk dëshiron të të kuptojë është një humbje kohe, një mund i shkuar dëm, nëlloj sikur të hapësh një vrimë në ujë.

Ashtu siç një vepër është e lidhur drejtëpërdrejtë me qëllimin e kryerjes së saj. Po ashtu shkaku kryesor i bërjes së një nga një veprim normal në një vepër të mirë që shpërblehet është pikërisht nijeti ose qëllimi. Në fenë tonë veprat janë ose shpërblehen sipas nijetit/qëllimit. Vetëm me anë të dëshirës për të patur një komunikim të suksesshëm mund të arrihet formimi i një rrethi të mirë. S’duhet harruar që ai person që ka gjithmonë dëshirën për tu treguar mirëkuptues, Zoti i jep atij atë që ai ka patur si qëllim.

Fillimisht duhet të përpiqem unë për të kuptuar!

Duhet theksuar që nëse në një familje një pjestar mendon se: “Unë jam më i mirë, më i rëndësishëm, le të më kuptojnë këta mua…!” duhet të dijë që është futur brenda një rrethi vicioz që nuk ka dalje dhe zgjidhje. Në këtë rast parimi që duhet patur është: “Nëse ai nuk përpiqet të më kuptojë, atëherë duhet unë të përpiqem!” Sepse një person i cili mundohet të flasë rreth vetes së tij ose përpiqet që tjerët ta kuptojnë atë, është brenda një vorbulle ndenjash, ku në të futet egoja e cila pengon arritjen e përfundimit pozitiv.

Rruga për të dalë nga ky rreth vicioz është: “Fillimisht duhem unë që të përpiqem ta kuptoj, sepse ai nuk po mundet!” Për hir të Zotit duhet të hedhësh i pari hapin e mirëkuptimit, jo që të vësh egon në garë me njëra tjetrën se kush do të dalë fitimtare. Gjithmonë duhet të mundohemi të dhe të kemi dëshirën për tu kuptuar dhe për të ruajtur të drejtat e njëri tjetrit.  Pengesa më e madhe e komunikimit dhe kuptimit të tjetrit është kapërcimi i barrierës së ‘inatit reciprok’ dhe nisjes së garimit me virtyte. Nëse do arrihet të bëhet kjo atëherë do të shihet që do ringrihen komunikime të cilat dukeshin si të pamundura. Nëse do të preknim pak çështjen e virtyetshmërisë, duhet patur parasysh që personi i parë i cili hedh hapin për të kuptuar tjetrin, është një person me karakter dhe virtyte të mëdha të cilat meritojnë të duartrokiten.

Dr. Selim Koç

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: