Pse lidhemi kaq shumë pas kësaj bote?

Një nga arsyet kryesore përse disa njerëz janë kaq të lidhur pas kënaqësive të kësaj bote dhe lënë mënjanë fenë, është vetë-besimi i tyre i tepruar, se jeta është e pafundme. Duke harruar se vdekja është e gatshme t’i japë fund kësaj jete në çdo çast, njeriu pa arsyetuar shumë, beson se mund të gëzojë një jetë të përsosur dhe të lumtur. Por duke menduar kështu, ai mashtron haptas vetveten.

Kjo botë është një vend i përkohshëm ku sprovohet njeriu. Prandaj, ajo është larg së qeni një mjet, që të kënaqë nevojat dhe dëshirat e pafundme të njeriut. Çdo joshje që ekziston në botë, së fundi kapitet, shpërbëhet dhe më në fund humbet.

Ky është realiteti i pandryshueshëm i jetës në këtë botë, një realitet që njeriu e vërtetë e bën të mendojë, të punojë e përgatitet për vendin real, të cilit ai i përket, pikërisht jetës pas vdekjes.

Postime të ngashme