Prejardhja fisnike e Profetit Muhamed (s.a.s.)

Zoti caktoi që Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) të vinte nga një familje fisnike. Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) ka thënë: “Zoti zgjodhi Kinanët nga bijtë e Ismailit, Kurejshët nga fisi Kinane, Benu Hashimët nga Kurejshët dhe më zgjodhi mua nga Benu Hashimët.” [Muslimi]

Profeti (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) është pra Muhamed Ibn Abdullah Ibn Abdul Mutallib Ibn Hashim Ibn Abd Menaf Ibn Kusai. [Buhariu, Manakib el-Ansar, kapitulli Misioni i Profetit ] Prejardhja e tij fisnike shkon deri te Profeti Ismail (a.s.), djali i Profetit Ibrahim (a.s.), miku i Zotit.

Postime të ngashme