Përplasja e vlerave

Përplasja e vlerave është e zakonshme midis prindërve dhe fëmijëve, veçanërisht kur fëmijët bëhen adoleshentë dhe nisin të rriten. Fushat e mundshme të konflikteve përfshijnë vlerat e sjelljes, veshjes, besimit fetar, zgjedhjes së miqve, edukimit, planeve për të ardhmen, përdorimin e drogave, modelin e flokëve dhe mënyrës së të ushqyerit.

Në këto fusha emocionet janë shumë të forta dhe prindërit përgjithësisht synojnë që të ndikojnë te pasardhësit e tyre, që të ndjekin vlerat që prindërit i konsiderojnë shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër, të rinjtë mendojnë se vlerat e prindërve të tyre janë të dala mode dhe deklarojnë se ata duan të vendosin vetë për këto çështje.

Dr. Gordon thotë se ka tri mënyra që prindërit dhe fëmijët t’i zgjidhin këto konflikte. Prindi mund të ndikojë te vlerat e pasardhësve të tij nëse i modelon vetë vlerat që ai mbart. Nëse një prind vlerëson ndershmërinë, ai duhet të jetë vetë i ndershëm. Prindi duhet të jetë këshillues i mirë, i informuar dhe jo i bezdisshëm, përndryshe ai nuk i aftë të shërbejë si këshillues. Prindi mund të ulë tensionet mbi çështjet e vlerave, ku një mënyrë është të modifikojë vlerat e veta duke kuptuar që edhe sjelljet e fëmijës kanë vlerë dhe kështu prindi mund të kalojë te këto vlera ose të paktën të kuptojë përse fëmijët përpiqen t’i mbajnë ato.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: