Përkushtimi!
Dëshira sugjeron veprimet e njeriut, ndërsa përkushtimi përcakton arritjet në jetë. Përkushtimi i ndan vepruesit nga ëndërruesit. Një pjesë e punojnë tokën me kafshë dhe ai që mban plugun nuk duhet ta lejojë atë të dalë në sipërfaqe e as të futet shumë thellë, sepse ia vështirëson punën kafshës. Nëse bujku i heq duart, qoftë edhe për një çast nga plugu, toka nuk punohet por vetëm do të gërvishtet. Në të njëjtën mënyrë, mungesa e përkushtimit në jetë, do të prodhojë një jetë sipërfaqësore.
Të ndjekësh rehatinë e trupit, do të thotë të gërvishtësh të nesërmen tënde. Nëse nuk e mëson trupin t’i bindet vullnetit, do të jesh shërbëtor i instikteve, që na nxisin të jemi sipërfaqësorë. Vetëm me forcën e vullnetit mund të kthehemi sërish në thellësinë e nevojshme. Nëse nuk mësohemi që tani ta plugojmë jetën tonë, më vonë do të jetë shumë vonë. Një fjalë e urtë thotë, “hekuri rrihet sa është i nxehtë”.
Nëse do të arrish diku, përkushtohu. Është e vërtetë që disa mund të arrijnë diçka pa shumë përkushtim, por mos harroni që njeriu me të cilin duhet të krahasoheni është vetja juaj. Zoti na ka bekuar me shumë talente dhe mos harroni se “Kujt iu dha shumë, do t’i kërkohet shumë. Kujt ju besua shumë, do t’i kërkohet më shumë”.