Pa kontradikta!
- Duke bërë të njohur dhe përhapur kauzën e tyre, profetët kategorikisht nuk hyjnë në dialektikë. Ata u afrohen njerëzve me urtësi dhe këshillë të mirë. Me të vërtetë, Kur’ani i shprehet kështu Profetit: “Ti thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ta në formën më të pëlqyeshme…” (Kur’ani, Nahl: 125). Me fjalë të tjera, kërkon t’i thotë që urtësinë e fshehur në materie dhe të fshehtën e krijimit ta tregojë në mënyrë të butë dhe me një stil bindës. Të përpiqet për t’ua ngopur mendjet dhe zemrat pa ua prekur ndjenjat.
Profetët nuk i kanë pëlqyer aspak demagogjinë, dialektikën dhe stilin filozofik. Nëse dje apo sot i janë drejtuar demagogjisë disa kokëtrashë, me këtë rrugë askujt nuk ka qenë e mundur t’i tregohet diçka. Edhe Providenca Hyjnore nuk ka dashur t’i preokupojë profetët me të tilla gjëra boshe. Detyra e tyre ka qenë kumtimi dhe përhapja e çështjeve fetare me urtësi dhe këshillë të mirë.
Njeriu nuk është identitet i vetëm një koke dhe mendjeje; ai ka edhe një zemër, një shpirt, ka enigmën e tij dhe të gjitha këto kërkojnë e presin të kënaqen. Ja, pra, profetët, duke i trajtuar njerëzit në të gjitha këto aspekte e duke u kumtuar mesazhet e tyre profetike, i bindin dhe i kënaqin ata në të gjitha aspektet e individualitetit të tyre. Dhe rezultati i një kumtese të realizuar pa lënë mangut asnjë prej specifikave njerëzore, është afrimi i lëkundjeve te ideja e unitetit e asgjësuar në besimin e bashkëbiseduesit, gjë që është vetë qëllimi i krijimit të njeriut.
Te të përgatiturit në rrethin e mësimit të profetëve del në pah një fakt tjetër. Në praninë e tyre, krahas syve që shohin këtë botë, hapen edhe kapakët e syve të zemrës dhe çështjet e paperceptuara e të panjohura për dikë tjetër, për ta bëhen të qarta më në fund. Sikur e gjithë bota tjetër të fryhet e të derdhet me lëkundje e dyshime, këta njerëz s’bëjnë gjë tjetër veç të kalojnë duke hedhur sytë me një vështrim ironik. Sepse në hojet e intuitës së krijuar në ndërgjegjet e tyre nuk mund të hyjë e të vendoset asnjë mizë dyshimi…
Njëshin që njohin ata, Allahu ua bën një mijë, njohurive u jep bereqet dhe ua mëson ato që s’dinë.( Një hadith aludon për këtë: “Kush vepron me aq sa di, Allahu ia favorizon njohjen e diturisë së gjërave që nuk di.” (Ebu Nuajm, Hilje, 10/15).) Erërat frymëzonjëse që vijnë nga qiejt, i shndërrojnë pothuaj në qiell zemrat e tyre dhe ata, duke i zbatuar shkronjë për shkronjë ato që dinë, gjejnë pegasin që quhet “fjala e bukur” dhe lartësohen lart pa pra.( “Vepra e pastër e lartëson njeriun, fjalët e bukura ngjiten tek Ai…” (Kur’ani, Fatir:10).)
Madje midis tyre përgatiten të tillë si Hz. Aliu që thotë: “Edhe sikur perdja e së fshehtës të hapet, faktet që shoh nuk do të ndriçohen më shumë!” Me fjalë të tjera, kërkon të thotë se edhe sikur të hiqet perdja e së padukshmes dhe, si rezultat, të shohë çdo gjë që i duhet të shohë, prapëseprapë nuk mendon se do të arrijë një horizont besimi më të largët se ai i sotmi, sepse ajo çka di ai, është e tillë që e vendos atë pikërisht në fokusin e besimit për të panjohurën.( Aliju’l-Kaari, el-Esraru’l-Merfua, f. 286.) Kjo fjalë në gojën e një njeriu si Hz. Aliu, është një fjalë e thënë në nivelin e “falënderimit për të mirën”.(*) I Dërguari i Allahut e ka shpallur atë, me miratimin e Zotit, si atin e prijësve gjer në Kiamet. E pati sjellë atë në qelizën e tij të lumturisë, e pati martuar me Hz. Fatimenë, me atë lulen e bahçes profetike, dhe nga ajo martesë e lumtur patën ardhur në botë dy bukuri, Hz. Hasani dhe Hz. Hyseni. Në mënyrë të veçantë, të gjithë prijësit dhe majat ndërmjet tyre gjithë prej këtij burimi patën shpërthyer…
Po, ashtu siç qe Hz. Aliu, edhe pothuaj çdo hallkë e zinxhirit të artë të lidhur pas tij qenë bërë heronj përfaqësues të kësaj vetëdijeje.( Muslim, Fezailu’s-Sahabe, 61)