O robërit e Mi!

O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes padrejtësinë dhe e kam bërë atë të ndaluar midis jush, prandaj mos bëni padrejtësi! O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni në humbje, përveç atij që Unë e udhëzoj, prandaj kërkoni prej Meje udhëzimin, që t’ju udhëzoj! O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveçse atij që Unë e ushqej, prandaj kërkoni ushqim prej Meje, që Unë t’ju ushqej! O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveçse atij që Unë i jap për të veshur, prandaj kërkoni prej Meje veshje, që Unë t’ju dhuroj! O robërit e Mi! Ju mëkatoni ditën e natën, ndërsa Unë jam Ai që i fal të gjitha mëkatet, prandaj më kërkoni falje që Unë t’ju fal! O robërit e Mi! Dëmi juaj nuk arrin tek Unë, që të më dëmtojë dhe as dobia juaj nuk arrin tek Unë, që prej saj të përfitoj! O robërit e Mi! Sikur i pari, i fundit, njeriu dhe xhindi prej jush të kishin zemrën e njeriut më të devotshëm, kjo nuk do t’i shtonte asgjë pasurisë Sime. O robërit e Mi! Sikur i pari, i fundit, njeriu dhe xhindi prej jush të kishin zemrën e njeriut më të prishur, as kjo nuk do të pakësonte asgjë prej pasurisë Sime! O robërit e Mi! Sikur i pari, i fundit, njeriu dhe xhindi prej jush të mblidheshin në një vend të vetëm, më pas secili të më kërkonte nevojën e tij dhe Unë t’ia jepja gjithësecilit atë që më kërkoi, kjo nuk do të pakësonte prej pasurisë Sime veçse aq sa pakëson gjilpëra kur futet në ujin e detit! O robërit e Mi! Këto janë punët tuaja, që Unë i ruaj dhe më pas do t’ju shpërblej për to. Kush gjen mirë le të më falënderojë dhe kush gjen keq, të mos akuzojë askënd përveç vetes së tij!

Transmeton Muslimi

Postime të ngashme