Njohja e vetvetes
Rrugëtimi i njeriut për të arritur përsosmërisë fshihet në njohjen e vetvetes. Qenia njerëzore ngrihet në gradë të larta shpirtërore në raport me njohjen e dobësisë dhe paaftësisë së tij. Njohja e vetvetes lidhet ngushtë me njohjen e dobësive dhe mangësive. Ajo i mundëson njeriut të zbulojë qëllimet dhe objektivat në jetën e tij. Kështu me ndryshimin e botës shpirtërore të njeriut ndryshon destinacioni dhe udha që ai ndjek.
Njeriu vazhdimisht me anë të meditimit për botën përreth dhe botës së tij të brendshme duhet të përftojë një thellim dhe rinovim në botën e tij shpirtërore. Duke ditur që Zoti për të është më afër se damari i qafës ai duhet të jetë i vetëdijshëm dhe të ndiejë mbikëqyrjen e Tij, në mënyrë që me mbrojtjen e Tij të jetë larg egos dhe kapriçove të saj.
Meqë Zoti i njeh të gjithë dhe me mëshirën e tij na njofton për këtë njohje, çdo njeri duhet të njohë Zotin për të arritur njohjen e vetvetes. Një njeri që qëndron indiferent ndaj njohjes së Zotit është i destinuar të rrokulliset drejt humbjes.