Njeriu i mirë lë pas vetes mirësi edhe pas vdekjes së tij

Gjëja më e mirë që prindi ia lë trashëgim fëmijës është sjellja e mirë. Rëndësinë e kësaj e kuptojmë në tregimin e Hidrit me Musain (a.s). Kur ata arritën në një qytet, kërkuan prej banorëve të tij për të ngrënë, por ata nuk pranuan që t’i mirëpresin. Pastaj ata të dy gjetën aty një mur që ishte gati duke u rrëzuar, ndërsa Hidri e rindërtoi atë. Musai (a.s) i tha: “Po të kishe dashur, do t’ju kishe marrë pagesë për të!” Hidri më pas i sqaroi Musait (a.s) se muri ishte pronë e dy jetimëve, babai i të cilëve kishte qenë njeri i mirë dhe ai (Hidri) e ngriti murin për hatër të babait të tyre.

Allahu (xh.sh) thotë: “Për sa i përket murit ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata të dy (jetimë) të arrijnë pjekurinë e tyre dhe ta nxjerrin vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshira e Zotit tënd (ndaj tyre)”. (Kehf, 82)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: